Si do të duket Evropa në vitin 2038?

Si do të duket Evropa në vitin 2038? Çfarë vizioni kanë të rinjtë e ditëve të sotme për të ardhmen në Evropë?

Cilat janë përgjigjet e tyre për sfidat më të mëdha në shoqërinë e sotme si plakja, kriza financiare, energjia e pastër, migrimi, liria dhe siguria?

Cilat janë masat që sugjerojnë të rinjtë për të kapërcyer terrorizmin dhe dhunën, pabarazitë dhe përjashtimin social, paragjykimet dhe diskriminimet? Ky projekt synon t’i përgjigjet këtyre pyetjeve emergjente dhe të gjej, identifikoj mënyra për të krijuar një kuptim të përbashkët për Bashkimin Evropian (BE), si dhe për të kontribuar në një histori të përbashkët të BE.

Është shume e rëndësishme të kuptohet se si të rinjtë nga mosha 16-25 projektojnë të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e Evropës. Projekti ekzaminon se si politikat e BE mund të ndryshojnë për të tërhequr dhe përfshire në mënyrë aktive, më shumë qytetarë të rinj. Projekti nxit shtetet evropiane të diskutojnë këto pyetje urgjente me të rinjtë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës. Projekti ka për qëllim të nxisë njohuritë, kompetencat dhe motivimin e të rinjve që janë të fuqizuar dhe aktiv, për të vënë në praktikë vizionet e tyre për të ardhmen e Evropës.